Bushati: Zvogëlimi i derës së BE-së, na bën dyfish të përgjegjshëm

Për ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, nuk duhet të ketë një ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e krerëve të shteteve të Bashkimit Europian, sa i përket çeljes së negociatave. Në një prononcim për gazetarët jashtë Kuvendit, Bushati ai tha se politika duhet të fokusohet te zbatimi i standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian

”Nuk do të ketë ndarje të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, kjo është bërë e qartë nga Merkel dhe Macron. Mendoj se sa të fokusohemi te të tilla gjëra, ne si politikanë dhe vëmendja e medias ne si politikanë duhet të fokusohemi te zbatimi i atyre standardeve që krijojnë një realitet të prekshëm europian”.

Ish-ministri i Jashtëm nënvizoi se Shqipëria i ka bërë detyrat e veta. ”Në rast se më pyesni a do të jetë ndonjëherë gati BE për të mirëpritur një vend në gjirin e saj, mund të them se BE kurrë nuk ka për të qenë aq gati dhe nga ana tjetër mund t’ju them se një vend nuk është kurrë 100% gati. Vakumet nuk janë asnjëherë të mira, as në politike e aq më tepër në gjeopolitikë. Për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE. Ne nuk duhet të jemi emocional, por dyfish më të përgjegjshëm për të kuptuar se zvogëlimi i derës së BE, edhe për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, ne si politikanë duhet të na bëjë dyfish të përgjegjshëm”.