Arrihet marrëveshja e bujshme, Cavani kalon në Madrid

Edinson Cavani sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Atletico Madrid. Mediat në Francë shkruajnë se sulmuesi uruguaian është duke luajtur sezonin e tij të fundit me Paris Saint Germain pasi i përfundon kontrata në verën e 2020-ës, ka arritur marrëveshjen me “Los Colchoneros”.

 

Parisi do të tentojë ta largojë që në janar El Matadorin por Atletico nga ana tjetër kërkon ta marrë në verë me parametër zero. Gjithsesi e rëndësishme është që Cavani sezonin e ardhshëm do të luajë me Atleticon e Madridit. Nuk përjashtohet as mundësia e arritjes së një marrëveshje gjatë janarit për kalimin e tij në Madrid.