4 ditë në koma, ndërron jetë boksieri amerikan

Boksieri Patrick Day, i cili ra në koma pas “knockout”-it të tmerrshëm që pësoi në ndeshjen ndaj Charles Conwell javën e kaluar, ka ndërruar jetë. Lajmin e dha promotori Lou DiBella.

27-vjeçari iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale para 4 ditësh, pasi u mposht në raundin e 10 në “Wintrust Arena” të Çikagos. Day u rrëzua dy herë në tapet gjatë duelit para se të humbte me “knockout”. Conwell i dha një goditje të fortë me të djathtën pas veshit dhe një të majtë në nofull.

27-vjeçari mori ndihmën e parë për disa minuta në ring, për t’u dërguar më pas me urgjencë në spital, ku mbërriti në gjendje të vetëdijshme, por më vonë situata u përkeqësua.

Patrick Day është boksieri i katërt që vdes në vitin 2019 pas dyluftimit në ring.