Ushqimet e pakontrolluara pranë shkollave, Hoxha: Rrezik për fëmijët

Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), Rudina Hoxha, e ftuar në ”Alert” në ”News 24”, ka folur për rrezikun që iu kanoset fëmijëve nga konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara, si psh Fast-Food në afërsi të shkollave.

Hoxha tha se përkujdesja dhe edukimi për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve fillon në familje. Përsa i përket shitësve ambulantë në afërsi të shkollave, Hoxha tha se janë fenomene që duhet të ndiqen në të gjitha institucionet, duhet bashkëpunim për minimizimin e rasteve.

”Jemi ne që duhet të mendojmë se me çfarë do ushqehet fëmija, ka të bëjë shumë pjesa e ndërgjegjësimit, duhet të jemi të përgjegjshëm si prindër që fëmija të ushqehet me produktet e duhura. Prindi bashkë me fëmijën, s’ka asgjë të ndarë, duhen edukuar edhe prindërit se cilat janë produktet e shëndetshme dhe cilat jo, që nesër mos të vuajnë probleme të ndryshme shëndetësore, apo obezitetin. Çdo institucion duhte të bashkëpunojë si në nivel qendror, ashtu edhe lokal, kontrollet duhet të jenë të shpeshta”.