Tronditet Interi, konfirmohet mungesa e gjatë për Sanchez

Dëmtimi në miqësoren Kolumbi-Kili do t’i kushtojë shtrenjtë sulmuesit Alexis Sanchez. Ky i fundit, pas analizave në klubin milanez, është konsultuar edhe me doktor Ramon Cugat në Barcelonë dhe përfundimisht ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi ka pësuar një zhvendosje të tendinës në kyçin e këmbës.

 

Paraprakisht thuhet se operacioni, që pritet të kryhet këto ditë, do ta lërë jashtë sulmuesin kilen nga 75, deri në 90 ditë, ndërsa Antonio Conte do të duhet të bëjë planet me Sanchez vetëm për vitin e ardhshëm.

Vendimin për operacionin, Sanchez e ka marrë edhe në konsultim me mjekët e Manchester United, pasi janë pikërisht “Djajtë e Kuq” ata që disponojnë kartonin e tij.