Spiropali: Aleatët tanë gjermanë dhanë PO-në për negociatat

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, së bashku me kryeministrin Edi Rama kanë zhvilluar një takim me drejtorin e përgjithshëm të Fonacionit Konrad Adenauer në vendin tonë, Z.Norbert Lammert. Spiropali shprehet se aleatët tanë gjermanë kanë dhënë “PO”-në për Shqipërinë, për t’i dhënë shtyesë perspektivës europiane të Shqipërisë.

Postimi i plotë

I veçantë takimi me Z.Norbert Lammert, drejtorin e përgjithshëm të Fondacionit Konrad Adenauer, personalitet i spikatur i politikës gjermane dhe ish-president i Bundestagut 🇩🇪, në tryezë bisedimi me Kryeministrin Edi Rama, ku folëm për Shqipërinë 🇦🇱 dhe perspektivën e saj europeiste, 🇪🇺 mbështetur fuqimisht nga ‘PO’-ja e zëshme e aleatëve tanë gjermanë për t’i dhënë shtysën e nevojshme përpjekjeve tona #kokëforta integruese.