Simon Cowell shihet me një pamje të re, tregon sekretin për t’u dukur 20 vjet më i ri

60-vjeçari më i famshëm, Simon Cowell, u paraqit si pjesëtar i jurisë në kompeticionin e talenteve me një pamje 20 vjet më të re. Pavarësisht dietës së tij vegjetariane, ka më shumë për të treguar në lidhje me pamjen e tij. Mesa duket ai ka kryer një proçedurë jo kirurgjikale të quajtur “Silhouette Soft Lift”.

Ky është një proçes natyral, i cili nuk të vendos botox në fytyrë, por rezultati të lë me një fytyrë të pastër. Edhe pse duket si jo i rrezikshëm dhe pa dhimbje, Simon ka pranuar që dhimbjet gjatë seancës janë të mëdha. Ai ka ndëryhyrë te qeset poshtë syve, sytë, mollëzat dhe heqjen e lëkurës sipër syve. Pavarësisht ndërhyrjeve ai ka mbajtur dhe një diet.