Shqipëri: Qytetarë, mbani vesh, ju flet Edi Rama!

Censurë, fshirje e shkrimeve në internet, presion ndaj gazetarëve, kështu është situata e shtypit në Shqipëri, që sa vjen e përkeqësohet me shpejtësi. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama ka hapur një kanal televiziv në Facebook për të pasyqyruar arritjet e qeverisë së tij. Ai thotë se dëshiron të ndërtojë “një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me qytetarët”. Pa gazetarë kritikë, pa analiza.

Kanali ERTV, i regjistruar tani, mban inicialet e Kryeministrit Socialist Edi Rama, i cili qeveris vendin nga qershori i vitit 2013. Ky kanal transmeton live takime publike të shefit qeverisë dhe të gjitha fjalimet e tij, por edhe ndërhyrjet më të rëndësishme të deputetëve socialistë në Parlament. Ai transmeton lajme në lidhje me veprimtaritë e qeverisë që do t’i bënte të skuqeshin edhe yjet e lajmeve të televizionit komunist apo televizionin e e Kim Jong-un. Për të mos përmendur rastet e qytetarëve që arritën t’u largohen vështirësive burokratike.

Përshtati: Lindita KOKOli, Koha Jonë

Burimi: Le courir de Balkans https://www.courrierdesbalkans.fr/Albanie-citoyens-informations-Edi-Rama