Sadiku zbulon arsyen e mungesës ndaj Turqisë dhe Moldavisë

Armando Sadiku nuk ishte i pranishëm për dy ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës duke lënë shumë dyshime për të ardhmen .  Edhe pse trajneri shpjegoi se për lojtarin ishte vendosur në minutën e fundit që të mos ishte pas disa bisedash të njëpasnjëshme telefonike shkak të një problemi familjar.

 

Vetëm futbollisti luajti gjatë këtyre ditëve të grumbullimit në dy ndeshje radhazi me fanellën e Levantes dhe shumëkush dyshoi edhe më shumë se mos kishte një krisje mes tij dhe teknikut italian. Por vetë Sadiku në një konferencë për shtyp sot në Spanjë, ka shpjeguar edhe çështjen e mos grumbullimit të tij me Shqipërinë.

“Unë isha i ftuar nga trajneri, por para ndeshjes me Saragozën, kisha një problem familjar shumë serioz dhe kjo është arsyeja pse nuk luajta në atë sfidë. Kjo është arsyeja se pse unë fola edhe me trajnerin e kombëtares. Dua të bëj më shumë, nuk jam i kënaqur me rendimentin tim, por e gjitha skuadra po kalon një periudhë negative.

Megjithatë, kam ardhur këtu që të shënoj sa më shumë gola. Edhe me Cadiz kisha 2-3 raste, ndonëse jo shumë të pastra. Ky është futbolli, jo çdo gjuajtje hyn në portë. Shpesh gabojnë edhe lojtarët që janë në maksimumin e tyre, duhet të punojmë më shumë që të përmirësohemi”, deklaroi Sadiku.