Rama në Bruksel për negociatat, një ditë para mbledhjes së liderëve të BE

Një ditë para mbledhjes së liderëve të Bashkimit Europian, kryeministri Edi Rama është nisur sot drejt Brukselit.

Për dy ditë, liderët e BE do të mblidhen për të diskutuar për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Janë tre shtete anëtare të BE-së, që mendojnë se dy vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ende gati. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian ditën e djeshme nuk ranë dot dakord për fillimin e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.