Racizmi në Bullgari, Stoichkov shpërthen në lot LIVE në TV (VIDEO)

Episodi që ka si protagonist një grupim tifozësh bullgarë ndaj Anglisë, ka goditur veçanërisht legjendën e futbollit, Hristo Stoichkov, i cili kaq shpërthyer në lot në një emision televizivë. Ish-kapioni bullgar, fitues i “Topit të Artë” në vitin 1994, ka kërkuar një dënim të rëndë për përgjegjësit e kësaj ngjarje të rëndë.

 

“Duhet të merren masa të forta, tifozët të mos lejohen të futen në stadiume, ose masa më të forta. Të ndiqet shembulli i Anglisë. Po flas për kombëtaren dhe klubet e Bullgarisë, nuk e meritojnë njerëzit që te vuajnë. Ti mendon se ndihem mirë?”, tha legjenda bullgare dhe shpërtheu në lot.