Promovohet libri i Grida Dumës, “Koha për politikë” (FOTO)

Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ka promovuar sot librin “Koha për politikë”. Në prezantim kanë marrë pjesë personalitete publike nga politika dhe media. Libri mban titullin “Koha për Politikë” dhe është botuar nga shtëpia botuese UET Press.

 Në mesazhin e tij para të ftuarve, ish-deputetja Duma është shprehur se “politikë do të thotë të bësh, të ndërtosh, gjithçka tjetër nuk është politikë. Është koha për të bërë dhe le të ndërtojmë mbi këtë”. Ndër të tjera, Duma ka renditur disa nga hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar klimën politike. Sipas saj, duhet një Parlament dydhomësh, ku të përfshihen edhe mendjet e ndritura, apo siç e cilësoi Duma, “nuk kemi luksin të humbasim eksperiencën”, ndërsa shtoi se kandidatët për deputetë duhen bërë me lista të hapura dhe të zgjidhen nga populli.

E njohur më shumë si politikane, libri i prezantuar sot nuk është i pari për Grida Dumën. Disa vite më parë ajo ka publikuar librin “Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013”. Ndërkohë që ka më herët ka përkthyer disa botime nga autorë të njohur.