Pezullohet gardiani/ Sherri në burg, zbardhen emrat e të dënuarve që rrahën rëndë të burgosurin

Janë zbardhur emrat e personave që pasditen e djeshme sulmuan dhe plagosën rëndë të burgosurin, Bajram Myftaraj, në palestrën e Burgut të Rrogozhins.

Ata janë Vilson Veizi, Arben Haxhihyseni, Nikolin Dokla si dhe Endrit Goga të cilit i doli emri që në momentin e parë të përplasjes.

Të dënuarit e kanë goditur Myftaraj me grushta dhe shkelma.

Sherri ka filluar në momentin që të burgosurit po hynin në palestrën e burgut.

Gjithçka ndodhi në prani të gardianit, i cili mësohet se sot është pezulluar nga detyra.

Barjam Myftaraj mësohet se ndodhet ende në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa të gjithë të burgosurit që u përfshinë në sherr mësohet se do të transferohen në burgje të tjera, ndërkohë që pritet të ketë edhe ndëshkime ndaj tyre.

Gjithmonë përsa i përket të dënuarve që u përfshinë në sherr, një prej tyre është i dënuar për vrasje, ndërkohë që ka marrë plagë të lehta gjatë sherrit.

/SYRI.net