Nostalgjikët e diktaturës festojnë ditëlindjen e Enver Hoxhës

Nostalgjik të regjimit komunist dhe diktaturës kanë përkujtuar sot në Gjirokastër 111-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës.

Ceremonia e komunistëve është zhvilluar para shtëpisë ku ka lindur diktatori Enver Hoxha.

Ceremonitë festive për nder të diktatorit janë bërë të shpeshta gjatë viteve të fundit. Shqipëria është ndër vendet e pakta që nuk ka dënuar krimet e komunizmit, ndërkohë festimet të tilla për qeverinë duken normale, kur në fakt janë alarmante.