Ndodh në Angli, të shënosh me kokë nga mesi i fushës (VIDEO)

Në futboll kemi parë shpesh gola të veçantë, të shënuar nga pozicione të ndryshme, por vështirë se do të keni parë një të tillë të shënuar në Angli.

 

“Viktima” është FC United of Mançester, skuadër e cila u themelua nga tifozët e Mançester United. Në ndeshjen me Basford United, e cila u fitua nga këta të fundit  3-1, u shënua një nga golat më të çuditshëm dhe të bukur njëkohësisht.

Një mbrojtës largoi topin, por Stef Galinski goditi shumë fortë nga mesi i fushës dhe më pas shkoi në rrjetë duke u ndihmuar nga një dalje shumë e gabuar e portierit.