Menduat se ishte Young Zerka, por jo! Ja cili artist ishte pjesë e këngës së Taynës

Pasditen e djeshme, Tayna solli projekti muzikor “Sicko”, të dedikuar dashurisë.

Në disa momente, dëgjohej zëri i një djali që ndërthurej me atë të reperes. Pati shumë dyshime se ishte Young Zerka, pasi i përshtatej stilit të tij por jo.

Artisti që bashkëpunoi në këtë projekt me Taynën ishte Lindon Berisha. Ai e bëri të ditur këtë me anë të një njoftimi në Instagram ku shprehej i lumtur për bashkëpunimin.

Lindon ka sjellë disa hite dhe ka patur duete me emra të njohur si Adrian Gaxha, 2Ton, Elinel e Kanita.