Mendes: Ronaldo do të thyejë rekordin e Pele, është më i miri i historisë

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale. Konfirmimi vjen nga menaxheri i njohur portugez, Jorge Mendes në një intervistë për “Tuttosport”.

 

“Cristiano ka arritur një objektiv të rëndësishëm, ka shënuar 700 gola në karrierë, por unë nuk ka asnjë dyshim që së shpejti do të thyejë edhe rekordin e Pele si golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit dhe këtë objektiv do ta arrijë duke luajtur për Juventusin. Në fund të fundit, 68 gola për të jashtëzakonshmin Ronaldo (me Juven) nuk janë shumë, apo jo? Jam i bindur se më e mira ende nuk ka ardhur.

Numrat nuk gënjejnë. Në mënyrë dërrmuese, Cristiano i ka thyer rekordet në futboll. Kjo e lartëson atë në kategorinë e lojtarit më të mirë në historinë e futbollit dhe me një ndryshim të madh në krahasim me të dytin, për gjithçka që ka bërë në shërbim të klubeve të ndryshme, që përfaqësoi në Angli, Spanjë dhe tani në Itali, por edhe te përfaqësuesja portugeze. Falë Cristiano Ronaldos, Portugalia tashmë ka luajtur tri finale, duke fituar dy”, deklaroi agjenti.