“Lakuriqi i natës” ngjitet në skenën e teatrit “Bylis”

Opereta “Lakuriqi i natës”është shfaqur per artedashesit fierak ne festen e clirimit te ketij qyteti

Opereta “Lakuriqi i natës”është një  produksion i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit që u ngjit në Skenën e Teatrit Bylis në Fier për të shënuar mbylljen e festimeve për 75 vjetorin e çlirimit të Fierit.

TKOB mblodhi një kastë  artistësh shqiptarë me famë ndërkombëtarë të  përbërë prej 17 solistësh, të cilët zhvilluan një lojë të jashtëzakonshme muzikore dhe aktoriale.

Një histori ku gërshetohet klasi dhe grotesku, mes mondanitetit, luksit dhe mashtrimit në shoqërinë vjeneze të 1870-ës, një komedi situatash dhe ngatërresash, që në të vërtetë e hasim edhe sot.

Valset, ariet dhe muzika më e bukur e Strauss e mbledhur në një një vepër të vetme  dhe janë performuar në skenën e teatrit “Bylis”.

Një shfaqje brilante për  artdashësin fierak qe ka duartrokitur here pas here lojën e mrekullueshme te artisteve ne skenë.