Kryeministri Rama: Ka përplasje në familjen e BE për interesat e tyre!

Ka një bllok të madh për “PO”, i cili kërkon vazhdimin e procesit. Pastaj ka dhe një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit. Është një përplasje qasjesh brenda familjes europiane. Vazhdojnë përpjekjet intensive në të gjitha drejtimet. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm” – tha Rama në një intervistë për Televizionin A2.

Rama hodhi poshtë idenë e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria duke ua faturuar atyre që nuk kuptojnë se çfarë po ndodh.

“Ideja e ndarjes është valëvitur nga ata që nuk kuptojnë asgjë nga vendi ynë dhe mundohen të kapen “pas çdo fije bari si i mbyturi”. Unë mendoj se nuk jemi në këto kushte. Jemi në kushtet që shkojnë përtej një vendi apo dy vendeve.

Madje, ka diskutim që edhe Serbia dhe Mali i Zi të përfshihen në një proces të ri. Pra, të ketë një frenim, një ridemsionim të procesit. Është një lojë shumë më e madhe nga ajo që na përfshin ne si Shqipëri” – tha Rama që gjithsesi thotë se edhe nëse Shqipëria refuzohet edhe këtë herë, përpjekjet do të vazhdojnë.

“Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë” – tha Rama