Kodi i OSBE, dy shkeljet flagrante të Bernd Borschardt

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, duke fyer qytetarët që protestojnë

Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, me sjelljen e të pahijshme të dhe të turpshme mbrëmjen e së dielës, duke i treguar gishtin e mesit protestuesve të Unazës së Re, ka shkelur në mënyrë flagrante pikën 1 dhe pikën 3 të Kodit të Sjelljes të stafit të OSBE.

Siç mund ta shihni edhe më poshtë, dokumenti zyrtar, që është obligues për çdo punonjës të OSBE, mbi të gjitha për nivelin e ambasadorit, pika 1 dhe pika 3 e “Kodit të Sjelljes” janë shkelur hapzati nga Borschardt. E para për sjelljen e pahijshme dhe e dyta për njëanshmërinë e tij politike në Shqipëri.

Por çfarë thonë konkretisht këto dy pika në Kodin e Sjelljes për punonjësit dhe stafin e OSBE?

PIKA 1.

Sjellja e zyrtarëve të OSBE-së

Zyrtarët e OSBE-së duhet të sillen në nivelin më të lartë personal profesional ndërsa është në detyrë me qëllim që të përfaqësojë me sukses OSBE-në.

Zyrtarët e OSBE-së nuk duhet të veprojnë në një mënyrë e cila sjell diskreditim pranë Sekretariatit, Institucionit ose Misionit tek të cilat ata janë caktuar.

Ata duhet ti përmbahen normave dhe angazhimeve të OSBE-së dhe dhe të respektojnë Institucionin dhe Misionin në kryerjen e detyrave të tyre.

PIKA 3

Paanshmëria

Zyrtarët e OSBE-së duhet të sillen në çdo kohë në një mënyrë që i përshtatet statusit të një nëpunësi civil ndërkombëtar. Ata duhet të qëndrojnë larg çdo veprimi që mund të hedhë dyshime në aftësinë e tyre për të vepruar në mënyrë të paanshme.

Zyrtarët e OSBE-së nuk duhet të angazhohen në çdo aktivitet që është i papajtueshëm me performancën dhe detyrat e tyre në OSBE ose që mund të reflektojnë negativisht në statusin, integritetin, pavarësinë dhe paanshmërinë e pozicionit dhe funksionit të tyre si zyrtarë të OSBE-së.

Zyrtarët e OSBE-së duhet të sigurojnë që pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale, përfshirë bindjet e tyre politike dhe fetare, nuk ndikojnë negativisht në detyrat e tyre zyrtare ose në interesat e OSBE-së.