Këmbimi valutor/ Paundi dhe Euro forcohen ndjeshëm. Dobësohet Dollari

Monedha e Eurozonës ka fituar pikë këtë të Mërkurë duke u ngjitur në kuotën e 123 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Ndërkaq edhe Paundi Britanik ka fituar 1 pikë krahasuar me ditën e djeshme duke u rritur në nivelin e 142 lekëve.

Dollari Amerikan ka humbur pikë këtë mes jave duke zbritur në vlerën e 111.5 lekëve.

Franga Zvicerane ka mbetur në kuotën e 111.7 lekëve sikurse edhe dje.

Dollari Kanadez dhe ai Australian këmbehen sot me përkatësisht 84.2 lekë dhe 75 lekë.