Hahn konferencë me Zaev, mungon Rama: Urojmë që të premten të ndryshojë qëndrimi i BE

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn ka dalë sot në një konferencë urgjente për negociatat me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Në takim mungonte kryeministri Edi Rama, mesa duket për shkak se Zaev ndodhet në Bruksel me një delegacion të madh qeveritar.
Gjatë fjalës së tij, Hahn u shpreh se “do doja që ky takim të kishte diçka për të festuar. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj që duhen vlerësuar. Shpresoj që të premten të festojmë. Ju nuk kërkoni asgjë më shumë sesa një dritë jeshile për të nisur negociatat”,- tha Johannes Hahn.
Ai shtoi se me vendimin për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është në lojë besueshmëria e Bashkimit Europian.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkoi nga vendet e BE-së që t’i japin vendit të tij shansin për të çelur negociatat. “Ne kemi bërë reforma të rëndësishme për gjithë Ballkanin jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, ju lutem mendoni për popullin e Maqedonisë”,- tha Zoran Zaev.

I pyetur nga mediat nëse dalja në konferencë vetëm me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut do të thotë ndarje e dy vendeve në procesin e negociatave, Johanes Hahn tha se: “Unë do të takohem nesër në mëngjes me Edi Ramën”.

Lidhur me skenarin e ndarjes si shtoi se “nuk mund të komentojë qëndrimet e vendeve anëtare, por institucionet e BE kanë bërë rekomandim për të dy vendet”.

Lexoni edhe…