Çipa: Problemet tona të brendshme nuk ndikojnë tek negociatat

I ftuar në emisionin “Arena”, në RTV Ora analisti Aleksandër Çipa ka thënë se problemet e brendshme të Shqipërisë nuk do të ndikojnë në vendimin e vendeve anëtare për çeljen e negociatave.

Aleksandër Çipa: Nuk janë problemet tona të brendshme ato që janë bërë pjesë e sabotimit apo pengimit të agjendës integruese, duhet ta pranojmë, pavarësisht se politikisht ne i kemi të gjitha arsyet dhe pretekstet për ta interpretuar. Ka një qasje dhe interpretime të mediave evropiane, që e trajtojnë këtë çështje dhe qasje që Evropa ka ndaj Ballkanit, se nga pikëpamja gjeopolitike këtu kemi një absurd që mbetet në fuqi fatalisht për Evropën, sepse ne konsiderohemi si epiqendër gjeografike e Europës. 

Ballkani është epiqendra e Europës, jo periferi. Nga ana tjetër, konteksti gjeopolitik nuk është diskutuar, ndërsa është pjesë e analaizës që po i bëjnë krerët e Evropës, indulgjencat që vijnë nga Rusia nga Turqia janë pjesë e analizës që i bëjnë problemi. Nuk mund ta injorojmë një mendim eksplicit që ka bërë Presidenti Macron, është momenti  tha- që të riformojmë problemin e këtij procesi. Franca ka qenë gjithmonë tekanjoze, historikisht dhe këtë e dimë të gjithë. Ky proces ka edhe një paradoks, në rajonin tonë malazezët njihen si populli më dembel, jo vetëm nga letërsia, por përkundrazi edhe nga ana antropologjike, ndërsa nga an tjetër malazezët janë më të parët në raport me ne, jo me ne por edhe me vendet e tjera.