3 minutat e Macron që rrëzojnë propagandën e Ramës (VIDEO)

“Kemi lëvizjen e lirë përpara se të hapen negociatat. Kemi lëvizjen e lirë me Shqipërinë pa hapur negociatat dhe kjo është një lloj marrëdhënie e çuditshme. Në mirëbesim kemi dhënë lëvizjen e lirë dhe kemi mijëra e mijëra persona që kërkojnë azil nga ky vend”. Kjo ishte një ndër deklaratat e forta të presidentit francez Emmanuel Macron gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Angela Merkel në Touluse.
Kreu i Elyse-së me qëndrimin e tij e bëri të qartë qëndrimin e Francës sa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë: një Jo e prerë.

Lidhur me këtë deklaratë të fortë reagon edhe gazetari Ilir Nikolla, i cili e cilëson si një tre minutësh që rrënon propagandën e Edi Ramës. “3 minutat që rrënojnë propagandën e Ramës. Koha për kurbanin politik. Macron e thotë prerë: Me Shqipërinë i bëmë gjerat mbrapsht, hoqem vizat dhe u shnderruan në shtetin e dyte për numrin e azilantëve, tani kerkojnë edhe negociatat. Ja një hartë rruge se si do na i venë gjerat “në rend të drejtë” evropianët, nese ruajmë Ramën si imazh”, shkruan gazetari Ilir Nikolla.