Të verbrit në protestë: Të cënuar nga reforma e qeverisë (FOTO)

Të verbrit dolën ditën e sotme para godinës së Kryeministrisë, për të protestuar për të drejtat e tyre. Protesta vjen në ditën ndërkombëtare të “Shkopit të bardhë”, duke kërkuar nga qeveria që vihen në zbatim rekomandimet e OKB-së për të verbrit. Ata janë shprehur se paga e tyre nuk është rritur që prej 2009 nga qeveria, duke shtuar se shteti ka bërë vetëm indeksim. Jo vetëm kaq por pagesat për personat me aftësi të kufizuar janë ulur, ndërsa reforma e qeverisë cënon të drejtat themelore, cënon arsimin, punësimin. Po ashtu, shoqata e të verbërve ka kërkuar që të shfuqizohet VKM 380 e qeverisë.