Tayna ”e nxehtë” në klipin e ri ”Sicko” (VIDEO)

Reperja Tayna ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor. ”Sicko” titullohet kënga e saj e re, e cila është hip-hop nën ritmet e RnB. Muzika është punuar nga producenti Cricket, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Tayna, ashtu si në çdo këngë tjetër të saj. Kënga është publikuar edhe me klip, xhirimet e të cilit i janë besuar produksionit kosovar, Imagine Films. Edhe në këtë video muzikore, Tayna vjen mjaft provokuese dhe ”e nxehtë”.