Shengeni ballkanik “grackë sllave” dhe ecuri kundër Bashkimit Europian

Rama, Vucic dhe Zaev në Samitin e Novi Sadit

Nga Vladimir Lulaj- Gjesti më i padobishëm, në kuadrin e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të veprimeve dhe mosveprimeve që synojnë integrimin e plotë të vendit tonë në Bashkimin Europian, pa dyshim ishte vajtja e kryeministrit të rilindjes antisocialiste Edi Rama në Novi Sad, ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Siç dihet, ky takim prodhoi ‘insinuatën..’ e dakortësisë dhe miratimit politik të tregut të shengenit të vogël të Ballkanit Perëndimor, ku sigurisht nuk bëjnë pjesë vetëm këto tre vende, por edhe Bosnjë – Hercegovina, Dardania shqiptare e njohur ndërkombëtarisht me emrin Kosovo dhe Montenegro (Mali i Zi).

Ngutja për të bërë deklarimin e shengenit të vogël ballkanik, ditën e mërkurë më datën 9 korrik 2019 në Novi Sad të Serbisë, tregon “kujdesin..” që ka politika e Beogradit për të mbështetur dhe inkurajuar të ardhmen e politikanit haptazi proserb Edi Rama.., duke i kujtuar Bashkimit Europian se mos-hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më datën 18 tetor 2019 u ka “diktuar ..” politikanëve Rama dhe Zaev kursin e “shengenit të vogël ballkanit..”; që fillimisht u “gatua..” në takimin që bëri triada Vuçiq-Rama –Zaev në në kuadër të takimeve të zhvilluara në sesionin e zhvilluar nga OKB-ja në New York.

Presioni i dipllomacisë serbe, i mbështetur nga Moska, synon të “shpëtojë..” të ardhmen e karierës së dështuar politike të despotit antipopullor dhe pro sllav Edi Rama..; i cili, në planin e veprimtarisë së brendshme është totalisht një figurë politike totalisht e dështuar.., për shkak të keq-qeverisëse në raport me interesin e përgjithshën të popullit.. dhe atë kombëtar.., siç është mbrojtja pa rezerva e Republikës së (Kosovës) Dardanisë.. Mjeti për realizimin e këtij synimi ishte trysnia e zhvilluar në Novi Sad,  ku Vuçiq, në dakortësi me Ramën dhe Zaev, hoqën haptazi dorë nga veprimtaria përgatitore, në kuadër të CEFTA-s, për t’u integruar në Bashkimin Europian dhe “diktuan..” zhvillime dipllomatike të trajtës së imponuar pragmatiste të stilit “domino..”; që ndihmon, ose favorizon politikishtEdi Ramën, duke “e detyruar..” Këshillin Europian të votojë pro hapjes së negociatave,  me 9 kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.., për të ndalur kursin e pranimit të influencës strategjike të Rusisë në hapësirën e Ballkanit Perëndimor dhe CEFTA-s.

***

Ka ardhur momenti historik oportun që Populli Politik Shqiptar të kuptojë faktin strategjik se Shqipëria nuk është “domeni privat..”  i despotit Edi Rama dhe as i varur nga strategemat personale të këtij politikani destruktiv, që luan me fatet e Kombit Shqiptar, duke e venë interesin e vet politik mbi interesin e përgjithshëm dhe ardhmërinë europiane të Shqipërisë Demokratike.

Duhet kuptuar qartasi se, Kancelaria e Republikës Federale të Gjermanisë, zonja e hekurt Angela Merkel, disa herë rresht e ka ndihmuar Republikën e Shqipërisë dhe personalisht Edi Ramën, duke e këshilluar, në takimin e Berlinit në vitin 2017, të zbatojë detyrat brenda zonës operative të Bashkimit Europian; e cila e ka konsideruar veprimtarinë në kuadër të CEFTA-s si një paradhomë përgatitore, trukuese në planin ekonomik, nivelin material, administrativ dhe gjeopolitik të vendeve aspirante për integrimin e plotë europian.

Jo domosdoshmërisht kariera politike vetiake e Edi Ramës lidhet me integrimin në Bshkimin Europian të Shqipërisë..; sepse faktet historike po dëshmojnë se politikani dhe kryeministri i pushtetit politik të Partisë Socialiste nuk ka ndërgjegjen juridike të shtetit të munguar ligjor dhe as vizionin e një shtetari lider besnik deri në vdekje ndaj Sovranit Popull dhe kauzave strategjike kombëtare, siç është e tillë edhe futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian..

Sipas Edi Ramës,  teorikisht, “shengeni ballkanik..” do të realizohet brenda vitit 2021 dhe do jetë vazhdim i procesit të Berlinit, që, shprehur me diskursin e tij personal, mundëson lëvizjen e lirë të njerësve dhe mallrave brenda kësaj hapësire..

Vini re me kujdes se si, në kuadrin e gjithë politikës së jashtme të Shqipërisë ai e kufizon  rastin e “mini shengenit ballkanik..’, brenda hapësirës elektorale të vitit 2021..; gjë që nënkupton “suksesin..” evolutiv eventual të arritur nën qeverisjen e tij..; pra ka tedenca të manipulojë dhe “privatizojë arritjet..” e pushtetit shtetëror ekzekutiv..

Duke pasur “dështime spektakolare..” në politikën e brendëshme, kryeministri despot,  jollogaridhënës, “mbret pa kurorë ..” dhe sundimtar i Republikës Parlamentare, që e ka rrëzuar atë republikë së bashku me Sali Berishën me puç kushtetues, ose marrëveshjen antikombëtare Berisha-Rama të 21 prillit 2008..; në Novi Sad të Serbisë iu kundërvu haptazi politikës së Bashkimit Europian, duke deklaruar se: “I zoti e nxjerr gomarin nga balta.”..; se “nuk na ka mbledhur ndonjë kujdestar nga Brukseli, por nevoja për të rritur ekonominë, për të ulur papunësinë, për të luftuar krimin e organizuar trasnacional, për të luftuar emigracionin e paligjshëm.. dhe për të garantuar  në këtë rajon katër liritë themelore që janë në bazë të Europës së bashkuar..”.

Por Edi Rama ndryshe flet, ndryshe ndien, ndryshe deklaron demagogji politike dhe të kundërtën e asaj që mëton publikisht realizon në praktikën qeverisëse.

Le t’i marrim me radhë argumentet e deklaruara nga Edi Rama në momentet e krizës së vet politike personale..; kur Gjermania ka deklaruar se qeverisja Rama nuk ka realizuar de facto asnjë detyrë strategjike, ndaj ofron hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian pas plotësimit, ose realizimit të 9 kushteve strategjike, që nënkupton edhe veprimet dhe mosveprimet e shtetit shqiptar në  kuadrin e CEFTA-s.

 

***

Edi Rama deklaron se gjoja po nismon ‘minishengenin ballkanik..” për të luftuar krimin e organizuar transnacional.. Me këtë rast bën insinuatë kundër vendeve të BE-së dhe nuk merr përsipër të hetojë vjedhjen e votave, kryerjen e reformës zgjedhore sipas parimeve të OSBE dhe ndërtimibn e Shtetit të munguar Juridik, duke shpënë përpara tribunalit gjyqësor “peshqët e mëdhenj..”, që kanë lidhje me kanabizimin e Shqipërisë dhe inkriminimin e Kuvendit Popullor me deputetë të pazgjedhur nga Sovrani Popull, por të enëruar nga kryetarët e triadës PS-PD-LSI..

Deklaratiznat, me tautologji boshe, për gjoja rritjen e ekonomisë shqiptare, nuk kushtëzohen me hapjen e kufijve të Shqipërisë dhe heqjen e doganave ndaj prodhimeve skarco, ose dëmsjellëse për shëndetin e shqiptarëve, që eksporton Serbia.. Deklarata se gjoja shengeni ballkanik do t’i mundësojë Shqipërisë që 2 nilionë turistë, sipas tij vizitojnë Beogradin çdo vit, do udhëtojnë drejt Shqipërisë, në rast se kufiri Serbi – Shqipëri nuk do të ekzistonte.., për shkak të lëvisjes së lirë të njerësve në këto dy shtete..

Edi Rama harron se midis Serbisë dhe Shqipërisë ndodhet Kosova, kjo Dardania historike, që ka probleme kruciale me tre vende të CEFTA-s, konkretisht me Serbinë, Bosnjë Hercegovinën dhe Moldavinë, shtete këto që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës..; madje nuk lejojnë që Dardania shqiptare, ose kjo republikë gege, për shkak se ka vendosur në vulat doganore emrin Kosova, të eksportojë mallrat e saj në Serbi e Bosnje-Hercegovinë, por as nuk lejojnë që të transportohen eksportet e Kosovës nëpërmjet hapësirave tokësore dhe ajrore të këtyre vendeve.

Asnjë fjalë positive nuk ka thënë Edi Rama, në mbrojtje të interesit ekonomik të shtetit tjetër shqiptar, të Kosovës, lidhur me shkeljen e rregullave të CEFTA-s në marrëdhëniet e lëvizjes së lirë të mallrave; e cila është venë në pozita diskriminuese nga Serbia dhe Bosnjë – Hercegovina; të cilat, duke filluar nga data 4 dhjetor 2008,  në kundërshtim me parimet e CEFTA-s, kanë bllokuar eksportin e mallrave kosovare. Ndaj Prishtina, përshtatur me parimin e reciprocitetit, ka vendosur aplikimin e taksës 100% ndaj mallrave me origjinë importi nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

Edi Rama ka mbështetur presionin e presidentit Vuçiq të Serbisë, duke ushtruar trysni kundër qeverisë së Prishtinës, për të hequr taksën 100% të mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina; pra ka qenë dakort me diskriminimin e Kosovës nga Serbia.

Kulm përbën fakti se Edi Rama , me veprimet dhe mosveprimet e tij kundër interesave të qeverisë së Prishtinës, mëton faktin se nuk di, ose bën gjoja sikur nuk e di.., se si funksionon CEFTA, si një mekanizëm i përkohshëm për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ky mjet politiko-ekonomik gjeostrategjik, me përmasa operatike brenda kuadrit përfshirës strategjik të Bashkimit Europian, funksionon në tre nivele: me Komitetin e Përbashkët, që udhëhiqet me rotacion; me nënkomisione të departamenteve me karakter ekonomik doganor lidhur me teknikat e tregëtimit dhe parandalimit të barierave jotarifore..; si dhe me Sekretariatin e CEFTA-s, që ndodhet në Bruksel.. Duke i harruar të gjitha këto parametra me thelb të përgjithshëm juridik dhe politik, “kllouni..” Edi Rama në Novi Sad të Serbisë tha: “..nuk na ka mbledhur ndonjë kujdestar nga Brukseli..”; gjë që dipllomatikisht nënkupton se ka folur për të dëgjuar kryesisht jo Bashkimi Europian, por “..veshi i Rusisë”..; që punon për të rritur prezencën dhe zonën e saj të influencës në Ballkanin Perëndimor..

 

***

Mbase nuk jemi shumë larg të vërtetës, nëse deklarojmë se politikani narcist Edi Rama ka dyzime të deklaruara dhe pavendosmëri strategjike, lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE..; të cilin ai e sheh si një “operacion ndërkombëtar të rivalizuar nga Moska..; e cila është e gatëshme t’i ofrojë despotit të Shqipërisë narrëveshje për integrimin në Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU).

Qëndrimet prosllave të despotit të rilindjes antisocialiste janë të dukëshme, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e karierës së vet të ardhëshme politike.. Duke mbajtur parasysh se më datën 21 gusht 2019 anbasadori i Rusisë në Serbi, nëpërmjet Radios Europa e Lirë (REL), deklaroi se: “Beogradi pritet të nënshkruajë më 25 tetor 2019 një pakt të tregëtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU) të udhëhequr nga Moska.”..; simbas ambasadorit të Rusisë në Serbi, ky vend, do të hyjë në tregun e Euroazisë, (themeluar në vitin 2015 nga Moska me anëtarësi: Rusinë, Armeninë, Bjellorusinë,Kazakistanin dhe Kirgistanin,) që ka 182 miljon konsumatorë dhe Produkt të Brendëshëm Bruto në masën 1.9 mijë miliardë USD.

Retorika të tilla dhe deklarimi i triadës Vuçiq, Rama, Zaev lidhur me krijimin e minishengenit ballkanit bremda vitit 2021, mëtojnë se CEFTA aktuale me 6 anëtarë pritet t’a “nxjerrë vetë gomarin nga balta..”..; çfarë, nënkupton se mdërhyrja e influencës së Rusisë në zonëm e ballkanit perëndimor është prezente dhe e vetmja mënyrë për të shmangur rrezikun e ndërhyrjes ruse është pranimi i hapjes së negociatave me kushte për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë kuadër duhet parë edhe takimi i Kancelares Angela Merkel me presidentin Makron të Francës. Kjo flet për eventualitetin se Franca dhe Holanda do t’i bashkohen vendimit pragmatist për pranimin e hapjes së negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedonime e Veriut.

Kjo risi eventuale do t’i jepte “oksigjen..” politikanit të dështuar Edi Rama, të gjendur në kushtet e komës përsa i përket situatës së brendëshme politike në Shqipëri. Ky despot antipopullor, pas këtij vendimi do përpiqet të përdorë kartën e “liderit..” që hapi negociatat për futjen e Shqipërisë në BE.. Ai do përdorë sërisht gënjeshtrat elektorale sikur gjoja ka hapur 550 mijë vende të reja pune, pa ndihmën e Bashkimit Europian dhe do t’a “lulëzojë..” Shqipërinë duke dëbuar në emigrim drejt BE-së rininë shqiptare dhe punësuar serbët në Shqipëri, me ndihmën e investimeve të Bashkimit Ekonomik Euroazian..

 

***

Shengeni ballkanik është “grackë sllave” dhe ecuri kundër Bashkimit Europian..; ndaj Këshilli Europian i Shengenit Europian, për arsyet e lartpërmendura, në dobi dhe përkrahje të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mund dhe shpresojmë të vendosë pranimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk nënkupton se BE ka simpati për despotin aktual prosllav të Shqipërisë, por ka besim te intuita demokratike e Popullit Sovran Politik të Shqipërisë..; të cilit, duke i deklaruar nëntë kushtet e pranimit, i mëton mesazhin se ka si detyrë historike të votojë kundër klasës së vjetër politike, duke rrëzuar nga pushteti politikdespotin destruktiv Edi Rama dhe 13 oligarkët e tij antipopullorë..

 

VLADIMIR  LULAJ, nënkryetar i partisë ZGJIDHJA.

Tiranë, më 14 Tetor 2019.