Ronaldo bëhet CR700: Janë rekordet më ndjekin mua!

Me penalltinë e shënuar kundër Ukrainë me fanellën e Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka realizuar golin e 700 në karrierën si futbollist profesionist. Një shifër e pabesueshme, e destinuar të bëhet edhe më e madhe, për shkak se portugezi ka luajtur 974 ndeshje der më tani. Një arritje që e bën më shumë se krenar CR7.

 

“Nuk e di se sa rekorde kam thyer, por i gëzohem momentit. Rekordet vijnë në mënyrë natyrale, nuk jam unë që i kërkoj, më kërkojnë ato mua. Nuk jam i fiksuar pas tyre. Falënderoj të gjitha ata që më kanë ndihmuar që të arrij këtë objektiv kaq impresionues”, deklaroi portugezi pas ndeshjes së humbur me Ukrainën.