Pronat e ish-firmave piramidale. Ankandet më 7 nëntor për disa pasuri të kompanive Vefa e Kamberi

Ministria e Financave do të nxjerrë në ankand më 7 nëntor disa prona të ish firmave piramidale VEFA. Vlera fillestare e të gjitha pasurive të marra së bashku është rreth 200 mijë dollarë. Në to përfshihen tre sipërfaqe truall të Kompanisë VEFA, dhe një njësi tregtare që dikur i përkiste Shoqërisë Kamberi.  Vlera fillestare e pronave në ankand është në afërsisht 30 mijë dollar më e lira, deri te rreth 90 mijë dollar më e kushtueshmja.

Në mënyrë të përsëritur Ministria e Financave është përpjekur të shesë në ankande pronat e mbetura të ish firmave piramidale, disa herë jo pa sukses.

Pasuritë në fjalë, janë të paktat që kanë mbetur pas konfiskimit të pronave të ish-firmave piramidale dhe ndarjes së një pjese prej tyre.

Skemat piramidale në Shqipëri filluan aktivitetin e tyre në vitin 1991, duke sjellë si pasojë vitin tragjik, 1997, me falimentimin e rreth 25 firmave të cilat grumbulluan rreth 1.2 miliardë dollarë kursime të shqiptarëve.