Presidenti Meta uron Kuqezinjtë dhe Dardanët: Na ngitët zemrat peshë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh urimi për Kombëtaren e Shqipërisë dhe atë të Kosovës për fitoret respektive ndaj Moldavisë (0-4) dhe Malit të Zi (2-0), mbrëmjen e djeshme.

“Urime Kuqezinjve dhe Dardanëve! Na ngritët zemrat peshë sot me dy fitore të merituara dhe premtuese! Bravooo!”- shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.