Presidenti Meta uron Berishën për ditëlindjen me një buqetë me 75 trëndafila të bardhë

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot ish-kryeministrin Sali Berisha me rastin e 75- vjetorit të lindjes.

Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook mesazhin e urimit, si dhe një foto të buqetës me lule që i ka dërguar Berishës.

“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!

Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!

Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!💐🇦🇱”,- shkruan Presidenti Ilir Meta.

Mësohet se buqeta e Presidentit Meta për ish-kryeministrin,  Sali Berisha ka 75 trëndafila të bardhë! Veç buqetës me 75 trendafila, ish-Kryeministrit i është dhuruar nga Kreu i Shtetit edhe një shishe verë “Kallmet”!