Petrit Vasili: Skandal! Shqiptarët në borxh për bukën e gojës

Nga Petrit Vasili

Skandal. Shqiptaret në borxh për bukën e gojës!

Sksndal. 19% e familjeve në Shqipëri janë me lista borxhesh nëpër dyqanet e ushqimeve.
Këto janë të dhënat e Bankës së Shqipërisë.

Dhe përse janë në borxh?

Përgjigja është për mallra të shportës, pra të bukës së gojës, të mbijetesës.

Dhe kjo ndodh në vitin 2019.

Kjo është më shumë se fatkqësi, ky është më shumë fukarallëk ekstrem, kjo është skamje e dhimbshme.

Dhe Edi Rama me të pacipët e rilindjes bëjnë 24 orë propagandë dhe demagogji duke gënjyer pa fund e duke dhënë koncesione me miliarda lekë.

Dhe Edi Rama me rilindjen nuk e ulin asnjë gramë TVSH mbi mallrat e shportës se i urrejnë shqiptarët dhe duan t’i bëjnë që të ikin nga Shqipëria që ta shpërbëjnë këtë vend.

Edhe kur ju propozua nga ne që të ulnin në minimum TVSH për mallrat e shportës këlyshet e oligarkëve në qeveri refuzuan qenërisht.

Mjaft me këtë horllëk qeveritar që bën pazar edhe me bukën e gojës së shqiptarëve.