Përse të gjitha gratë kanë celulit

Përgjatë viteve, kemi dëgjuar teori nga më absurdet që përpiqen të shpjegojnë pse gratë kanë celulit.

Sipas “Glamour UK”, lajmi i mirë është se celuliti nuk shkaktohet nga dietat e këqija ushqimore apo nga stili i jetesës.

“Teoria se celuliti shkaktohet nga toksina të bllokuara është një mit,” shpjegon specialisti i celulitit Georgios Tzenichristos.

“Në të vërtetë, burrat kujdesen më pak për dietat, alkoolin dhe duhanin. Kështu që, me këtë arsyetim, për shkak të konsumimit të lartë të toksinave, burrat duhet të kenë celulit, jo gratë.”, shton ai.

Lajmi i keq është se “grave iu zhvillohet celuliti si pasojë e indit të dobët lidhës dhe qelizave më të mëdha dhjamore, të dyja të shkaktuara nga hormonet femërore. Nga ana tjetër, burrat kanë inde lidhëse më të forta dhe më pak dhjamë nën lëkurë, prandaj nuk kanë celulit,” shton Georgios.