Përplasen dy makina, katër persona të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme nëElbasan, si pasojë e një aksidenti. sipas policisë, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, ku përplasën një mjet tip “Benz” me një mjet tip “Cintroen”.

Si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit “Cintroen” dhe tre pasagjerët e mjetit “benz”, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në  aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është  përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan,  me mjetin  tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen  dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.