Negociatat/ Eurodeputetja Arba Kokalari: Suedia të nxisë “Po”-në për Shqipërinë

Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari kërkon hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kokalari thekson se, zgjerimi i BE-së ka qenë një nga projektet më të suksesshme dhe se miliona njerëz kanë dalë nga varfëria.

“Zgjerimi i Bashkimit Europian ka qenë një nga projektet më të suksesshme. Ish-vendet komuniste të Evropës janë kthyer në vende me ekonomi të lirë, demokratike dhe natyrisht pjesë e Evropës. Miliona njerëz kanë dalë nga varfëria”, shprehet Kokalari.

“Këtë javë ministrat e Bashkimit Europian do të takohen të vendosin në qoftë se BE do të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mes të tjerash Franca ka nxjerrë pengesa, Suedia duhet të shtyje ministrat e BE të thonë ‘PO’ hapjes se negociatave me të dyja këto vende. Pastaj e domosdoshme është të ushtrohet presion nga qeveritë e këtyre vendeve të implementojnë reformat demokratike”, shton ajo.

“Asnjë vend nuk duhet të bëhet anëtar i BE pa implementuar demokracinë, luftën kundër korrupsionit dhe fuqizimin e ligjit (kriteret e Kopenhangenit). BE duhet të rrisë kërkesat për demokracinë dhe duhet të ketë limite të përcaktuar qartë për gjithë vendet e BE. Megjithatë BE duhet të ndihmojë vendet e Ballkanit që të ndihmojnë veten e tyre. Me demokraci të stabilizuara ne Ballkan ne do të kemi një Europë me të sigurt”, përfundon Kokalari.