Në ditëlindjen e të birit, babai i Ergi Dinit: Bëhem ta marr në telefon

Motra e Ergi Dinit, Barbana solli këngën që fatkeqësisht Ergi e la përgjysmë. Sot në ditën e tij të lindjes, këngëtarja dhe i ati i saj, të ftuar tek “Rudina” folën për duetin “Ku je”, tashmë të përfunduar dhe mungesën e madhe që ndarja nga jeta e Ergit në moshë të re.

“Jeta e ka humbur motivin. Ditëlindjet e tij nuk janë më gëzim për ne por sidoqoftë jetojmë me kujtimet. Ergi na dha shumë gëzim. Ishte shoku im më i mirë. Ishte shumë njerëzor, mendonte për të gjithë. S’kishte ditë të mos na merrte në telefon sepse jetonte në Tiranë. Ndonjëherë, shkoj drejt telefonit dhe bëhem ta marr, duke menduar se është në Tiranë. Pastaj kujtohem. Shpresoj që pjesën tjetër ta jetoj me të”,-u shpreh me lotësh, babai i këngëtarit të ndjerë.

Ergi Dini, humbi jetën në moshën 22-vjeçare në nëntor të 2016-ës, bashkë me shokun e tij Kejdi Halili, si pasojë e një aksidenti fatal me motorr.