Mbrojtësi i Ukrainës feston si i çmendur pas kualifikimit për në Europian (VIDEO)

Ukraina mori një fitore shumë të rëndësishme 2-1 mbrëmjen e djeshme ndaj Portugalisë, dke siguruar kualifikimin për në finalet e Europianit në vitin 2020.

Gëzimi për vendasit ishte i madh, ndërkohë që mbi të gjitha do të spikaste mbrojtësi i Manchester City-it, Oleksandr Zinchenko. Talenti 22-vjeçar ka qenë i papërmbajtshëm pas duelit, teksa në daljet për mediat ishte gjithmonë protagonist, por duke festuar si i çmendur.

Festimeve të tij, nuk do t’i shpëtonte as e dashura e tij, e cila është gazetare sportive në një kanalet sportive në Ukrainë.