Mbledhja e ministrave të Jashtëm, Cakaj: Koha që BE të tregojë se i mban premtimet

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në një postim në Twitter, shkruan se tani është koha të hapen negociatat.

Në reagimin e tij, pak para se të nisë mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE, Cakaj shkruan se sot është momenti që BE-ja të tregojë se i mban premtimet e dhëna.

Më tej, ministri shprehet se një vonesë tjetër mund të minojë besueshmërinë në BE dhe se mund të ngadalësojë progresin e reformave.

‘Koha të çelim negociatat. Provë e BE për të mbajtur premtimet dhe për të parë të ardhmen. Një vonesë tjetër mund të minojë besueshmërinë në BE. Sot BE përballet me një zgjedhje historike. Nuk na duhet një vështrim i ngushtë, por një fener shprese. Një vonesë tjetër mund të ngadalësojë progresin e reformave”, shkruan Cakaj.