Maliqi: Urimet më të përzemërta për liderin historik, Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot përvjetorin e lindjes. Ndaj për këtë rast special për doktorin, deputeti Lefter Maliqi i ka përcjellë një mesazh urimi e mirënjohjeje në rrjetet sociale.

Mesazhi i plotë i Maliqit

Edhe 100! Një urim special sot në shenjë mirënjohjeje për liderin historik Sali Berisha në emër të mijëra banorëve të Lapardha – Lumas dhe gjithë qarkut Berat për investimet, mbajtjen e premtimeve mbi 30 herë me shumë se Rilindja e fasadës, varfërimit, krimit, shpopullimit dhe mashtrimit. Ky urim special shprehet më së miri dhe nga shikueshmeria afro 140.000 në video ku populli me origjinë i majtë e pret me këngë e valle, me lule e brohoritje në mes të rrugës nacionale Kuçovë – Urë Vajgurore – Berat – Skrapar. Urimet më të përzemërta doktor familjarisht! Mirënjohje!