Lëvizjet në Polici, ndryshojnë krerët e Komisariateve të Fierit dhe Mallakastrës

Lëvizjet e bëra në Policinë e Shtetit kanë sjellë edhe ndryshimin e krerëve të komisariateve të Fierit e Mallakastrës.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për ‘BalkanWeb’ se kryekomisari Ledio Ibrahimi, që mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Mallakastër, u emërua Shef Komisariati në Fier, pas largimit rreth dy javë më parë të Henerigert Mitri, i cili u vendos drejtori i policisë së Lezhës.

Ndërkohë, Komisar Alfred Thaci, i cili më parë mbante detyrën e Shefit të Hetimit të Aksidenteve në Komisariatin Rajonal Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit Mallakastër.