Kryeministri italian në Tiranë: Ju mbështesim për negociata

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, mbërriti pasditen e sotme në Tiranë,  për një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Ai u prit me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin do të ketë dhe një takim. Pas takimit, në konferecën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama, Conte deklaroi se Italia mbështet integrimin e Shqipërisë dhe hapjen e negociatave.

Më tej në orën 17.30 do të ketë një takim edhe me Presidentin Ilir Meta.