Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Sanchez, pritet të operohet

Alexis Sanchez është i pafatë. Sulmuesi kilian pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren ndaj Kolumbisë në kavilie, dhe do të jetë i detyruar që të mungojë për një kohë të gjatë. Sulmuesi sapo kishte lënë pas një dëmtim të vjetër, por në momentin më të mirë u dëmuatua sërish pas një ndërhyrje të Cuadrados.

 

Analizat më të detajuara në ditën e sotme kanë evidentuar se dëmtimi në kavilje është serioz. Sanchez do të udhëtojë nesër me destinacion Barcelonën për një vlerësim të fundit të gjendjes. Megjithatë, kiliani do ta ketë të vështirë t’i shpëtojë ndërhyrjes kirurgjikale.

Sa i përket kohës së rikuperimit, ai pritet që të mungojë rreth 3 muaj, duke mbyllur para kohe pjesën e parë të sezonit.