Këmbimi valutor/ Paundi nuk ndalet, fiton sërish pikë. Forcohet Dollari ndërsa Euro nuk luhatet

Kjo e martë nuk ka regjistruar ndryshime për monedhën e Eurozonës e cila vazhdon të këmbehet edhe sot me 122.8 lekë.

Ndërkaq Paundi Britanik ka fituar sërish pikë duke u ngjitur në nivelin e 141 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.

Dollari Amerikan gjithashtu është forcuar ditën e sotme duke u arritur në kuotën e 111.6 lekëve.

Franga Zvicerane ka mbetur në vlerën e 111.7 lekëve sikurse ditën e djeshme. Dollari kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 84.2 lekë dhe 75.5 lekë. /Scan