Jep dorëheqjen presidenti i Federatës së Futbollit në Bullgari

Sfida eliminatore e Euro 2020-ës mes Bullgarisë dhe Anglisë në Sofje u ndërpre për disa minuta në pjesën e parë, për shkak të thirrjeve raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të “tre luanëve”.

 

Presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit Borislav Mihaylov ka dhënë dorëheqjen nga posti, pas presionit të ushtruar edhe nga kryeministri i vendit Boyko Borissov, i cili kërkoi gjatë ditës së sotme largimin e tij.

Në një deklaratë zyrtare thuhej se Muhaylov ka paraqitur dorëheqjen e tij në Komitetin Ekzekutiv të Federatës, që pritet të mblidhte ditën e premte.