Italia perfekte dhe Zvicra fitojnë, Suedia frenon Spanjën (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme janë luajtur disa ndeshje interesante për kualifikueset e “Euro 2020”. Spanja kualifikohet zyrtarisht, por nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Suedisë. Vendasit kaluan të parët në avantazh me Marus Berg, ndërkohë që në fundin e kohës së rregullt, Rodrigo Moreno realizoi golin e barazimit.

 

Italia vijon të dhurojë spektakël, duke vijuar rrugëtimin perfekt me 8 fitore në 8 ndeshje Të kaltrit kanë mundur 5-0 Liechtenstein-in. Bernandeschi hapi serinë e golave që në minutën e 2-të me një goditje shumë të bukur, ndërkohë që në 30 minutat e fundit shënuan emrat në listën e shënuesve edhe dy herë Belotti, Romagnoli dhe El Shaarawy.

Zvicra vazhdon të mbajë gjallë shpresat për kualifikim, pasi mundën pastër 2-0 Irlandën. Seferovic dhe një autogol i Duffy vendosën ndeshjen, helvetët kanë një pikë më pak se Irlanda, por do të luajnë edhe një ndeshje më shumë. /R.Lika-Koha Jone/