Inter nuk ndalet në merkato, kërkon dy futbollistë nga Udinese  

Samir Handanoviç vazhdon të jetë një nga pikat më të fortë të Interit dhe jo më kot mban edhe shiritin e kapitenit në krah, por mosha e tij i ka vënë drejtuesit në lëvizje për të gjetur një pasues të denjë për të mbrojtur katërkëndëshin e portës.

 

Në vëmendjen e drejtuesve zikaltër Marotta e Ausilio, ka përfunduar portieri argjentinas i Udineses, Juan Agustin Musso, i cili po bën paraqitje mjaft të mira në këtë fillim sezoni. Klubi milanez po ndjek me vëmendje edhe Rodrigo De Paul, që përveçse po luan mjaft mirë në kampionatin italian, është shndërruar në një titullar edhe në kombëtaren argjentinase.

De Paul shihet si një alternativë e vlefshme, që mund të zëvendësojë mjaft mirë si Sensin, ashtu edhe Barellën, pasi disponon cilësitë e duhura për ta bërë këtë.