Horoskopi 16 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

DASHI

Dita e sotme mund të nisë me një dëshirë për hakmarrje. Nëse ndiheni të irrituar që duhet të merreni me punët e përditshme, nuk jeni vetëm. Humori juaj mund të përkeqësohet nga një vizitë. Gjëja e duhur që duhet të bëni është një pushim ose një shëtitje të gjatë për të pastruar kokën. Nesër nuk do jetë njësoj.

DEMI

Sot, të gjitha punët mund të dalin në minutën e fundit. Ju mund të thirreni për të gjykuar një mosmarrëveshje midis kolegëve, të afërmve ose fqinjëve. Në varësi të debatit, do arrini të qetësoni situatën, por mos u përfshini shumë.

BINJAKËT

A doni të shpenzoni për të kaluar një natë “hangover”? Mos u shqetësoni nëse qëllimet tuaja janë të mira dhe doni thjesht të festoni me miqtë. Shpenzoni me limit që të mos dëmtoni gjendjen financiare. Në vend që të shqetësoheni për paratë, jepini rëndësi veshjeve. Ndiqni instiktin dhe shihni ku do ju cojë.

GAFORRJA

Sot keni nevojë të bëni një pushim nga rutina e përditshme. Për këtë arsye doni të provoni dicka të re dhe do të bëni një udhëtim drejt një qyteti që nuk e keni parë asnjëherë. Vëmendjen më të madhe do jua marrin dyqanet antike.

LUANI

Ka ardhur koha që të lini pas kënaqësitë dhe luksin. Hidhni një sy shtëpisë dhe shihni cfarë është e domosdoshme. Harroni cokollatat dhe shmapanjën. Sot është një ditë e mirë për të pastruar dhe për të ngrënë një vakt të shëndetshëm me familjen.

VIRGJERESHA

Mund të keni disa ide dhe plane të mahnitshme në kokë. Do e shijoni imagjinatën dhe do i besoni në maksimum intuitës që keni. Nëse negativiteti i një miku mundohet që t’ju largojë nga planet, mos e lejoni. Qëndroni në formë dhe mendoni si ti bëni realitet ato që mendoni. Në fund nuk do shihni asgjë tjetër vec suksesit.

PESHORJA

Nëse ndiheni të nevrikosur sot, përdorni energjinë për ta shfryrë në mënyrë fizike duke bërë vrap, ecje apo ndonjë sport tjetër. Është e rëndësishme ti jepni rëndësi sinjaleve të trupit që të clironi stresin. Gjumi i mirë në darkë do ju bëjë të ndiheni më të freskët të nesërmen.

AKREPI

Ju nuk doni të uleni, qoftë edhe për një minutë. Ju mund t’i mërzisni njerëzit me energjinë tuaj, prandaj zgjidhni një alternativë ku të mos konsideroheni të bezdisshëm. Një udhëtim i gjatë nuk do ishte keq, aty mund të shprehni edhe imagjinatën tuaj të shfrenuar.

SHIGJETARI

Kjo është një ditë e mirë për të ndjekur disa interesa të reja. Ndoshta keni zbuluar një libër që sjell mundësi të reja për ju. Nëse kohët e fundit ëndrrat ju kanë nxjerrë gjumin, përpiquni të kujtoni ndjenjën e përgjithshme që keni pasur dhe reflektoni për këtë. Me siguri do të kuptoni se është vetëm mbetje emocionale nga lodhja e javëve të kaluara.

BRICJAPI

A jeni të nevrikosur me të gjithë? A jeni duke menduar që të largoheni e mos të ktheheni? Bëjeni këtë, por vetëm sot. Ju ndoshta keni nevojë për një pushim nga të gjithë. Provoni të shkoni diku dhe të bëni masazh ose të notoni.

UJORI

Gjërat kryesore që duhet të bëni sot janë të relaksoheni dhe të shijoni ditën tuaj. Ndoshta nuk jeni në humor pasi do bëni një udhëtim që nuk ju pëlqen. Qëndroni vigjilent, sepse mund të merrni një mesazh të rëndësishëm sot.

PESHQIT

Sot jeni shumë pasionantë dhe doni ta kaloni të gjithë ditën duke bërë dashuri. Ju dukeni dhe ndiheni mirë. Bëni më të mirën tuaj për të arritur atë që doni. Nëse nuk është e mundur të kaloni mbrëmjen me partnerin/partneren, planifikoni një takim të shpejtë. Nëse gjithçka tjetër dështon, lexoni një roman romantik ose shikoni një film.