“Granoff, kontributori i palodhur në forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan”

Presidenti Ilir Meta është takuar sot me Michael Granoff,  Kryetari i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve. Kreu i shtetit ka vlerësuar rolin e fondit dhe kontributin personal të Granoff në forcimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe SHBA.

“Përherë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, Michael Granoff, kontributorin e palodhur për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij amerikan. Mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme, mbi 10-vjeçare, të tij dhe të AADF, për bizneset shqiptare, promovimin e burimeve natyrore të Shqipërisë dhe kualifikimin e të rinjve”,- shkruan në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti Ilir Meta.