Gishti tregues!

Ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, duke fyer qytetarët që protestojnë

Nga Nora Malaj –
Nga heret e pakta që kam qene ne stadium , per te parë ndeshjet e futbollit, kanë qene ato herë kur ndiqja skuadrën e Vllaznisë, në vitin 2009.
Atëherë stadiumi nuk ishte rregulluar dhe për të qendruar në stollat që vetēm stola nuk mund t’i quaje, ishte një sfidë e madhe,po gjithsesi qyetarët që e dashuronin skuadren e tyre dhe ne ato kushte e shijonin ndeshjen.
E teksa situata nxehej, ti duhet të pergatiteshe që shumë fjalë me pullë te kuqe do të degjoje nga tifozeria vendase. Loja fillon e nxehet , e teksa kemi zene vend në mes te tifozerisë , nje grup djemsh nisin të nxehen… Nxehen me albitrin e teksa nisen te shajnë, kthejnë koken nga ne … na shohin , e teksa nisen te bertasin , më thonë me gjuhën e tyre melodioze dialektore.:
”ah maj shefe çka na ke ba” ??!!
Unë nuk kuptoj e më pas ata bërtasin : A ke motër mor albitër a?? A ke nan mor albitër??!! A ke grue mor albieter .. mor mizerjet!!!!
Të gjithë qeshin dhe unë e kuptoj se tifozën në respketin e prezencës sonë nuk përdorin fjale fyese , ndonëse janë të revoltuar ! M’u kujtuar kjo skene kur po vështiroja pamjet filmike dhe sjelljen e neveritshme te nje zotërie ambasador , që duke ecur rrugës me zonjën e tij në krahë , teksa kalon pranë grave – zonja te vendit tim , që protestojnë për bashkëshortët dhe djemtë e tyre , të cilet janë ndaluar nga policia , pasi mbrojnë shtëpite e tyre në Unazën e Re , u tregon gishtin e mesit këtyre zonjave …
E ne krahë ka gruan e tij.. Cfarë ironie??!! Ambasadori me kishtin e mesit lartë me zonjen ne krahe ??!!!
Po zotëri , ti nuk e di cfarë sakrifica kanë bere ato gra per familjet e tyre . Ti nuk e di zoteri dhe as zonja juaj , se cfare do të thotë te lashë shtepinë me gjunjë , të marrësh ushqime me tollon , sic e kanë lare ato zonja para ‘90 e pas saj .Ti nuk e di zotëri çdo të thotë të rrisje femijët me një kg qumësh para ‘90 e më pas. Ti nuk e di , po as dhe zonja juaj , që për të bere gjellen duhet të mbaje radhen per vajguri, duhet te pastroje furrnelen e vajgurit, duhet të vije fitilat, pasi te prisje kanatieret e pjesëtarëve të famijes,konsumuara ne formë rripash dhe ti beje fitil. Ti nuk e di zoteri dhe as zonja jote, qe per te larë duhet te vendosje kazanin e të zije rrobat e bashkë me te duhet ti laje e ti shtrydhje me dorë.Ti nuk e di zotëri, po as edhe zonja juaj që dushet ishin me vajgurri, e fëmijet tmerriheshin kur ato gratë që i pe atje , i lanin për të mbajtur higjenë e pastërti. Për këto sakrifica e shumë e shumë të tjera , ato gra që protestonin para derës së policise duhen vlerësuar e respektuar. se janë të bukura gjer në dhimbje e të thjeshtat gjer në madhështi.
Po ti dhe zonja jote nuk keni si ta dini???
Po ju dini mire nje gje, ky popull është shumë i respektuar e i duruar . Po ka nje masë. Nuk mund ti prekësh simblon e familjes , nenen, vajzën, motrën, gruan… Teksa mendoj sesi nervi të sundojë ndërgjegjen tende , ti harrove që ne krahë ti kishe zonjen tende dhe bëre xhestin më të shemtuar , duke u zhburrëruar në sy të gruas tënde!
Ti harrove që je djalë i një nene që po të kish parë kete skenë , do t’i kish ardhur turp nga ty!
Uroj që mos të jesh gjysh i një mbese , se nuk di si do t’i pergjigjet , kur te pyesi , pse e ngrite gishtin e mesit kur kalove te ato zonjat ( frau) dhe provokove qyetarët autokton të ketij vendi , qe e respektojnë dhe e vlerësojnë dinjitetin e tyre ??!!
Kjo është fotoja që do të shoqëroj për të treguar zhburrerimin tend!
Dhe në fund, tashmë nuk mund të ulesh në tryezat për te drejtuar politika kundra gjuhës seksiste , apo barazisë gjinore,se të gjithë do të drejtojnë gishtin, jo atë që u tregove ti, po atë tregues, duke të thene filloje nda vetja.
Ti me xhestin tend , më shumë sesa fyeve , u zhburrerove në sy të gruas tende! Në fund; Vetëm njerëzit e vegjël përpiqen të poshtërojnë dhe të ulin të tjerët. Kush nënvlerëson është vlerëpak.
Kështu u sollët ju zoti Ambasadorë! Kujdes , se pas rrezikut vjen rrëshqitja .. Ruaj gishtat…