Formacionet e Shpresave/ Shqipëria sfidon Kosovën në “Elbasan Arena”

Shqipëria U-21 dhe Kosova U-21, do të luajnë në orën 19:00 duelin e radhës për kualifikueset e Europianit për moshën deri në 21 vjeç. Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi do të sfidojnë për herë të parë talentet e e Kosovës.

 

Pas 4 takimeve, Shpresat mbajnë vendin e parafundit në grup, me vetëm 2 pikë të grumbulluara. Ndërkohë, të rinjtë e Kosovës numërojnë 6 pikë, me vetëm 3 ndeshje të zhvilluara, dhe kërkojnë të vijojnë ëndrrën, për të siguruar një biletë në Europianin e të rinjve. Në fushë do të jenë të shumtë futbollistët nga Kategoria Superiore.